Kronikë

Tiranë/ Hapet segmenti nga Rrethrrotullimi i TEG deri tek mbikalimi i Farkës (VIDEO)

26 Mars 2021, 14:01| Përditesimi: 26 Mars 2021, 18:30

  • Share

TIRANË- Është hapur sot qarkullimi i automjeteve në një tjetër aks të Unazës së Madhe të Tiranës. Segmenti nga Rrethrrotullimi i TEG-ut deri tek mbikalimi i Farkës do të jetë i aksesueshëm për të gjitha automjetet.

Ministrja Belinda Balluku dhe Drejtori ARRSH, Ergys Verdho gjatë një inspektimi që kryen për punimet u shprehën se përfundimi i lotit të parë të unazës lindore do të ndikojë në uljen e trafikut.

Balluku u shpreh se është duke përfunduar projekti i lotit 4-5-6 për të lidhur Unazës Lindore me sheshin shqiponja. Ndërsa pritet që brenda muajit do të hapet tuneli 3 i rrethrrotullimit, që do të ketë impakt direkt në ulje trafiku.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Enis: 26/03/2021 16:07

    Shyqyr qe e hapet se ka 1 vit qe eshte ber po duhet te vinin zgjedhjet te hapej per fushate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?