Pamje nga rruga e re drejt Rinasit

FOTO/ Hapet rruga e re drejt aeroportit të Rinasit, do të lehtësojë trafikun e krijuar gjatë sezonit të verës

2 Dhjetor 2022, 17:18| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 18:19

  • Share

Ditën e sotme është finalizuar hapja e rrugës së re drejt aeroportit të Rinasit, njofton Belinda Balluku.  Rruga e re krijon një unazë qarkulluese në Aeroportin e Rinasit duke lehtësuar të gjithë trafikun që krijohet gjatë sezonit veror.

Lajmi është bërë i ditur nga një video e shpërndarë në facebook edhe nga kryeministri Edi Rama 

“Ndodhemi në rrugën e re e cila krijon një unazë qarkulluese në aeroportin e Rinasit duke shfryrë kështu trafikun dhe gjithë problematikën që kemi pasur kryesisht gjatë sezonit veror për hyrjet dhe daljet nga parkingjet. Nuk kemi gjithë fluksin e trafikut që vinte si nga veriu e si nga Tirana dhe që rrotullohej rreth bustit të Nënë Terezës që nuk kishte kapacitete për ta mbajtur. Në mes të rrugës nga qafa e Kasharit në drejtim të Rinasit kemi një dalje djathtas që dërgon një pjesë të trafikut, pra atë pjesë të trafikut që është e dedikuar vetëm për aeroportin e Rinasit”- u shpreh zv. kryeministrja, Belind Balluku gjatë inspektimit. 

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Altintop: 02/12/2022 17:39

    Ajo shigjeta qe tregon majtas ne mes te ktheses ja ka fut kot…vendoset 100m para se te shkosh tek kthesa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?