Hapet tuneli numër 4 te 'Shqiponja' për qarkullimin e automjeteve, Balluku: Lehtëson trafikun! Pas 2 javësh hapet një tjetër nënkalim (VIDEO)

16 Mars 2021, 14:04| Përditesimi: 16 Mars 2021, 16:17

  • Share

Duke nisur nga sot qarkullimi i automjeteve në tunelin numër 4, në nyjen “Shqiponja”, do të jetë i aksesueshëm për mjetet. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Ballukue tha se pas 2 javësh do të hapet një tjetër nënkalim.

Nënkalimi i sotëm do të shërbejë për qarkullimin e automjeteve që vijnë nga Tirana dhe shkojnë në drejtim të Durrësit. Ndërkohë mësohet se brenda kësaj jave do të hapet për qarkullimin e mjeteve edhe një tjetër tunel me drejtim nga Durrësi në Tiranë. 

"Përmes tij do të bëhet qarkullimi i automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit, duke lehtësuar kështu qarkullimin. Kemi bërë hapjen e tunelit të 4. Makinat që dalin nga Tirana që vijnë nga pallati me shigjeta apo nga ura e lidhjes me tegu kalojnë direkt te autostrada. Këto nuk janë lëvizjet definitive që do të ketë projekti. Këto tunele po hapen paraprakisht për trafikun. Ska qenë i lehtë për tu menaxhuar. Të gjithë drejtuesit do të orientohen nga policia", tha Balluku.

"Jemi duke punuar në aksin 1 që do rregullojë trafikun për të ardhur nga tirana drejt durrësit. Është harmozinuar projekti për të zgjidhur trafikun. Faza e parë është hapja e këtij tuneli, faza e dytë do jetë javës që vjen. Faza e dytë është futja e trafikut nga astiri në sheshin shqiponja", tha inxhinieri.

Afati për përfundimin e veprës është muaji shkurt i vitit të ardhshëm. Por punimet në këtë vepër madhore po ecin me ritme të shpejta dhe pritet që në fund të këtij viti të përfundojë i gjithë segmenti, nga ish-Sheshi Shqiponja te Pallati me Shigjeta.

Ky projekt parashikon disa nënkalime dhe mbikalime që do të rregullojnë trafikun në një nga zonat më të rënduara në kryeqytet. Ndërkohë e gjithë unaza e madhe e gjatë 27 km pritet të përfundojë në vitin 2023.

Komento

Komente

  • robi: 16/03/2021 17:12

    E mbajte fjalen o Gjigand. Populli do ta shperbleje me 25 prill. Pd ja le te shohe endrra me sondazhet e porositura nga Nafije fallxhorja e leshelise qe me 25 prill iken per skrap dhe jo me te marre 12 mandate sipas sondazhit izraelit te paguar nga fallxhorja e leshelise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?