Ministri Gent Cakaj

Hapet për herë të parë zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, Cakaj: Detyrim i kahmotshëm, do shërbejë në mbrojtjen e të drejtave

11 Dhjetor 2020, 16:20| Përditesimi: 11 Dhjetor 2020, 16:25

  • Share

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në Facebook, bëri me dije se sot, me mbështetjen e drejtpërdrejtë politike, financiare dhe institucionale të Shqipërisë, për herë të parë është hapur zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.

Kjo zyrë, siç thekson edhe Cakaj, do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen dhe lartësimin e të drejtave themelore të shqiptarëve në Medvegjë.

Më tej Cakaj shprehet se hapja e kësaj zyre ka qenë detyrim kombëtar i kahmotshëm i Shqipërisë, por tani është edhe imponim i disa rrethanave politike: procesi i fshirjes së adresave të shqiptarëve ka zvogëluar dukshëm peshën politike të faktorit shqiptar në Medvegjë.

“Kjo zyrë, në bashkërendim të plotë me Shqipërinë, duhet të punojë fort në kundërshtimin e politikave të fshirjes krejtësisht të qëllimshme të adresave të shqiptarëve.”- shkroi Kryediplomati Cakaj në postim.

Gjithashtu, Cakaj pohon se Medvegja është pjesë e patjetërsueshme e Luginës së Preshevës dhe puna për mbështetjen e faktorit shqiptar në këtë qytet do të vazhdojë me përkushtim të plotë.

“Shumë shpejt do të fillojmë edhe me programin e plotësimit të shkollave me literaturë shqipe dhe trajnimit të mësuesve shqiptarë në Medvegjë", informoi Ministri në detyrë Cakaj.

Cakaj, disa kohë më parë kur ishte në Medvegjë ku u takua me këshilltarët komunalë shqiptarë dikutoi mbi nevojat e shqiptarëve atje.

Komento

Komente

  • Jeronimo: 11/12/2020 16:58

    Sh bukur,ju lumtë!..po si me ja bo, byrosë së UDB së në Tiranë,me në krye Sali Berishën e Lul Bashën?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?