Xhamia Yeni, Selanik

Hapet pas 102 vitesh Xhamia Yeni në Selanik, besimtarët myslimanë falin namazin e parë

10 Prill, 10:08| Përditesimi: 10 Prill, 10:29

  • Share

Në qytetin e Selanikut është hapur pas 102 vitesh Xhamia Yeni ose ndryshe Xhamia e Re.

Sipas mediave greke monumenti historik, i cili përdoret si hapësirë ​​ekspozite e Galerisë Komunale, u është dhënë për herë të parë që nga viti 1922 myslimanëve për faljen e namazit pas agjërimit të Ramazanit.

Namazi i parë filloi në orën 7:30 të mëngjesit në gjuhën arabe, ndërsa hytbeja u mbajt në arabisht dhe greqisht.

Që në orët e para të mëngjesit në Xhaminë Yeni ka pasur një forca të shumta policie për arsye sigurie, ndërsa është kryer edhe një kontroll i rreptë në zonë para se të hapej për besimtarët.

Vendimi për hapjen e saj është marrë nga Sekretariati i Përgjithshëm i Feve. Ndërkohë që imami që do të kryejë namazin është zgjedhur nga shteti grek.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?