Hapet Muzeu i Forcave të Armatosura në Bërzhitë, dëshmi e historisë së ushtrisë shqiptare! Rama: Objekte e harta nga Iliria deri sot (VIDEO)

7 Dhjetor 2023, 08:11| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 08:36

  • Share

TIRANË- Ka hapur dyert Muzeu i Forcave të Armatosura. Lajmi është më dije nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë një video nga ambientet e brendshme të muzeut, ku janë ekspozuar mjete ushtarake, armë, veshje që janë përdorur nga Forcat e Armatosura për vite me radhë.

Muzeu ndodhet në Berzhitë, në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan. Ky muze është një dëshmi e historisë së ushtrisë shqiptare dhe ndahet në 5 pavione të veçanta në një hapësirë prej 100 mijë metër katrorë.

“Mirëmëngjesi dhe me ftesën për të vizituar hapësirat e reja të Muzeut të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, si një dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare në 5 pavione të veçanta ku ekspozohen përmes metodave, teknikave dhe teknologjive bashkëkohore objekte, mjete, informacione e harta të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kryeministri Rama shkruan se në muze ndodhen objekte, informacione e harta të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/12/2023 01:37

    Muzeu eshte ide e mire,por vendi i perzgjedhur per te edhe pse ka qene dikur zone ushtarake,me duket pak si larg nga pjeset me te shkelura nga turistet dhe ata qe do te donin t'a vizitonin! Gjithashtu,nuk do te ishte keq qe avionet,anijet,xhipat e cfare keni ekspozuar jashte,te kishin minimalisht nje cati mbi koke.Eres e lageshtires se ajrit e temperaturave te skajshme i gjendet zgjidhje,por shiut e Diellit direkt eshte e pamundur.Tere ato mjete ushtarake do te demtohen,vjeterohen,ndryshken,do t'ju zberdhylen ngjyrat dhe do t'ju shtojne koston e mirembajtjes e rinovimit,qe mund t'ua kaloje dhe te ardhurave/fitimeve nga shitja e biletave.

    Përgjigju
    • ndreca: 08/12/2023 16:57

      Llafos me arkitin per keto. Pseudomodernist ka baldushka

  • Ama sot?: 07/12/2023 09:02

    Na ishte njëherë,Mbrojtja e Atdheut Detyrë mbi Detyrat!

    Përgjigju
    • Sot: 07/12/2023 11:10

      Sot anetare te Nato

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?