Hapet Muzeu Historik pas pandemisë, Dorian Koçi: Po zbatojmë të gjitha rregullat!

20 Maj 2020, 15:44| Përditesimi: 20 Maj 2020, 16:02

  • Share

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, në 18 maj, Muzeu Historik Kombëtar do të çelte dyert për vizitorët.

Drejtori i këtij institucioni, Dorian Koçi, na tregon se pas pandemisë puna ka nisur edhe çdo ditë vizitorët dhe punonjësit janë duke zbatuar të gjitha rregullat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.

“Që nga data 18 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, MHK edhe sitet arkeologjike janë hapur. Vet situata që Tirana është ende zonë e kuqe, nuk është se ka sjell një numër të madh vizitorësh. Ne po zbatojmë një lloj kontrolli strikt, sipas Ministrisë së Shëndetësisë”.

MHK, si të gjithë institucionet e prekura një pjesë të aktiviteteve të tij i realizoi online, ndërsa ka shtyrë ekspozita edhe konferenca të programuara më herët.

“Disa nga aktivitet që janë shtyrë është  ekspozita në 3D me veprat e Raffaelos, ndërsa, festimet për Luftën e Vlorës mendohet që të organizohen në Vlorë. Por sërisht, duke qenë se buxhetet e të gjithë institucioneve janë të bllokuara, duhet që të jenë mundësitë, që ne të prezantojmë ekspozita”.

Sa i përket frekuentueshmërisë së këtij institucioni pas rritjes së çmimit të biletave që prej janarit të 2020-s, Koçi shprehet se është ende herët për të diskutuar mbi këtë pjesë.

“Në fakt ne nuk arritëm që të kemi një tremujor të parë të vitit, sepse e hapëm Muzeun në 12 shkurt për shkak të tërmetit, edhe në një muaj kemi pas e mbyllëm për shkak të pandemisë COVID 19. Por, për këtë mendoj, se vizitorët nuk vijnë çdo ditën në muze”.

Muzeu Historik Kombëtar për vizitorët është hapur nga e hëna në të shtunë ora 10.00-16.00. ndërsa, të dielën pushim.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?