Ekonomi

Hapet konsultimi për strategjinë e investimeve, Denaj: Vlera e garancisë sovrane për turizmin, 50 mln euro! Në fokus ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

21 Qershor 2021, 11:21| Përditesimi: 21 Qershor 2021, 18:13

  • Share

Hapet konsultimi për strategjinë e investimeve. Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj ka deklaruar se strategjia synon të sjellë një përmirësim të situatës së biznesit pas pandemisë. 

 “Strategnia synon të sjellë një përmirësim të situatës së biznesit pas pandemisë. Objektivat janë rimëkëmbje nga pandemia, Integrimi rajonal. Vizioni është një ekonomi shqiptare e bazuar tek inovacioni.Tre mënyrat si mund te arrijmë ringritjen: Tërheqja e investimeve dhe ndërkombëtarizimi; nxitja e integrimi në tregjet; Nxitja e sipërmarrjeve të vogla; nxitja e zhvillimit të kapitalit njerëzor", tha Denaj.

Ministrja sqaroi se në strategji përfshihen 50 milionë euro garanci sovrane për manifakturën, turizmi garanci sovrane 50 milionë euro, ku në fokus të veçante do të jenë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për te rritur numrin e tyre.

"Në strategji përfshihen: -50 milionë euro garanci sovrane për manifakturën; turizmi garanci sovrane 50 milionë euro; fokus të veçante ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për te rritur numrin e tyre, dhe do të marrin fonde dhe grante. Vlera e fondeve për këtë kategori do 5-Fishohe”, shtoi Ministrja.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?