Xi Jinping

Hapet kongresi i Partisë Kineze, Xi Jinping: Zero covid! Nuk përjashtojmë përdorimin e forcës ndaj Tajvanit

16 Tetor 2022, 10:49| Përditesimi: 16 Tetor 2022, 11:55

  • Share

Presidenti i Kinës Xi Jinping hapi Kongresin XX Kombëtar të Partisë Komuniste, i cili duhet t’i japë atij një mandat të tretë të paprecedentë në krye të partisë. Ai mbrojti strategjinë e tij të diskutueshme të zero-Covid, ndërsa nuk përjashtoi edhe përdorimin e forcës për Tajvanin.

“Zero-Covid ishte një “luftë e gjithë njerëzve për të ndaluar përhapjen e virusit”, tha ai. Por Pekini ka rënë nën masa të rrepta sigurie përpara kongresit, duke shkaktuar zhgënjim në qytet me një protestë të rrallë dhe dramatike kundër Xi.

Presidenti kinez,  gjithashtu trajtoi çështjen e Tajvanit, të cilin Kina e pretendon si pjesë të territorit të saj. Tajvani vetëqeverisës e sheh veten të veçantë nga kontinenti.

Ai tha se Pekini “nuk do të premtojë kurrë të heqë dorë nga përdorimi i forcës” dhe se “ribashkimi i plotë i vendit tonë duhet dhe do të realizohet”, çka shkaktoi duartrokitje të vazhdueshme nga delegatët.

Një mandat i tretë si udhëheqës i Partisë Komuniste Kineze (PKK) do t’i hapë rrugën atij për t’u bërë lideri më i fuqishëm që nga Mao Ce Duni.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?