Hapet kantieri për ndërtimin e spitalit të Laçit, Rama: Do rilindë më i madh dhe me standarde si të Europës (VIDEO)

10 Shkurt 2021, 10:46| Përditesimi: 10 Shkurt 2021, 11:19

  • Share

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga kantieri i sapohapur për ndërtimin e spitalit të ri në Laç, për të cilin thotë se do të jetë më i madhi dhe me standarde si të spitaleve bashkiake të Europës.

"Mirëmëngjes dhe me kantierin e sapohapur të Spitalit të Ri të Laçit, i cili do të rilindë më i madh, më i fortë e me standarde të spitaleve bashkiake të Europës, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

Procesi i rindërtimit vijon, ndërsa dje Rama nga Durrësi në një bashkëbisedim me qytetarët për rindërtimin tha se në mars do të nisë ndërtimi i 2 mijë apartamenteve të financuara nga Emiratet e Bashkuara, të cillat do ndërtohen në zonën e Spitallës.

 Lidhur me procesin e rindërtimit, dje kryeministri u është përgjigjur akuzave të opozitës se po shpërdorohen lekët e mbledhura nga konferenca e donatorëve, duke thënë se BE i menaxhon vetë paratë e saj. Këtu Rama shtoi se deri më tani të gjitha shkollat, çerdhet, kopshtet e  rindërtuara deri më tani janë bërë me lekët e buxhetit të shtetit, ndërsa shtoi se në vijim do të bëhen me fondet e mbledhura.

Punimet dhe projekti për Spitalin e Laçit

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?