Hapet gara për projektin e Tunelit të Llogarasë, Orikum - Palasë për 10 minuta, Rama: Do e bëjë vetë shteti

19 Qershor 2020, 11:36| Përditesimi: 20 Qershor 2020, 07:23

  • Share

TIRANE-Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Balluku njoftuan sot shpalljen e garës ndërkombëtare për projektin inxhinierik të Tunelit të Llogarasë, një vepër strategjike për turizmin në rivierën e Jonit. Me tunelin e Llogarasë, aksi Orikum - Palasë do të përshkohet në vetëm për 10 minuta.

Ministrja Balluku tha se gara për tenderin pritet që të shpallet brenda këtij viti. Tuneli 6 km do të përshkohet për 7-10 minuta me shpejtësi 50-80 km/h, ndërsa do të jetë me pagesë për përdoruesit e rrugës. "37 minuta do të jetë koha e përshkimit të rrugës nga aeroporti (i Vlorës) në bregdetin shqiptar" tha ministrja. "Projekti do të ketë ndikim 550-600 mln euro në ekonomi dhe punësimi 11600 persona" tha ajo.

Kryeministri Edi Rama theksoi se projekti nuk do të bëhet me PPP, por do ta realizojë vetë shteti. "Zona ka një rëndësi strategjike për ekonominë dhe imazhin e Shqipërisë në botë. Një zonë ku interesi është i gjithanshëm. Sot jemi gati të materializojmë këtë projekt, që do të krijojë një akses tjetër, drejt zonës. Rruga më e mirë është që ky projekt të cohet deri në fund nga vetë qeveria dhe të financohet nga buxheti i shtetit.

E rëndësishme është që të kemi në dorë një projekt serioz, se për të ndërtuar ka edhe kompani shqiptare. Aeroporti i Vlorës është qendra e gravitetit të këtij vizioni, tek zhvillimi i vijës bregdetare të Vlorës, që së shpejti fillon një segment të tretë që kapërcen atë pikën ndarëse mes qytetit dhe pjesës tjetër duke shkuar deri në Radhimë për të krijuar një vazhdimësi të lungomares" tha Rama. Aktualisht rruga bëhet për 55 minuta, ndërsa do të shkurtojë 44 minuta dhe do të bëhet nga 7-10 minuta.

Komento

Komente

  • Iris: 20/06/2020 00:52

    /DORI/ ne Tirane eshte ndermarrja /Rruga-ura/ ka qene shteterore ,ishte pertej rruges te Dibres,pas 90' u be me aksionere. Nuk e di ne eshte Akoma ne funksion.Tezja ime ka pas punuar aty si ekonomiste.

    Përgjigju
  • sula: 20/06/2020 00:16

    Tuneli llogarase te behet me pagese,,,si ne frejus itali,,,,3 euro ...

    Përgjigju
  • redi: 19/06/2020 21:48

    Ndertimi i tunelit te llogaras eshte pike kyce per turizmin e bregdetit te Jonit ,dhe shume mire qe do e ndertoj shteti .Por duhet te behet me pages qofte dhe 1 $ ,me fluksin prej 10000 makinash ne trafik jane 10000 $ ne dite dhe per nje vit 3.2 milion$ .Keshtu eshte mire dhe per aeroportin e Vlores ,qe te behet nga shteti duke ditur se me flusin e madh mund te krhej parate e investimit per 7 vjet shumen prej 100 milion $ sic deklarohet nga qeveria.Me laps ne dore ,mund te ndertosh me kosto reale dhe fitimet nuk shkojne tek koncesionari por ne buxhetin e shtetit .Don qeveria te japi me PPP ,ta marri koncensioblnari rrugen Milot Rrogozhine pa asnje detyrim nga shteti dhe te vendis traun dhe te marri fitimet ,por jo si rruga e kombit ku koncensionari do marri parat e investimit nga shteti plus dhe parate e pageses nga trau i vendosur tek tuneli Kalimashit

    Përgjigju
  • Dori: 19/06/2020 20:08

    DUHET TE FORMOHET NJE KOMPANI SHTETRORE QE TE MERRET ME NDERTIM AUTOSTRADASH DHE MIREMBAJTJE RRUGESH,,DHE TE MARRE PAGESAT E RRUGES DHE TUNELEVE NE FAVOR TE SHTETIT,,EDHE AEROPORTI DUHET TI KTHEHET SHTETIT,SHTETI SHQIPTAR TE BEJE OPERIMIN -MENAXHIMIN-VJELJEN E TAKSAVE DHE QERAVE NE AEROPORT ADHTU SIC ESHTE NE AMERIKE-GJERMANI-ITALI,ETJ,...KJO DO SILLTE ULJE TE CMIMEVE PER KM ,,SEPSE NUK DO KISHIM FIRMA PRIVATE QE DUAN TE PERFITOJNE...

    Përgjigju
  • Tosi: 19/06/2020 18:31

    O Gjigand ec perpara drejt projekteve gjigande. O Napoleon Bonaparti i Ballkanit. Le te lehin qente e tipit Lefter hunderri dhe neperka e pd se Jorida tabakhonja. Je i madh o Edo. Tuneli do mbaje emrin Edi Rama

    Përgjigju
  • Arber: 19/06/2020 13:36

    Bravo e madhe .Dembelet budallenjte dhe te liqte nuk do lene fjale pa thene ,share e shpifur .Lerini ne injorancen dhe budallekun e tyre.Rama eshte sot per sot dhe qysh prej 20 vjetesh i vetmi politikan me vizion drejt zhvillimit dhe te ardhmes .Gjithe hajdutet e tjere qe nuk dine te bejne gje tjeter vec llapaqenies ate pune kan pasur e do te kene .Urime pune te mbare dhe pune te tjeta te mira .

    Përgjigju
    • Nul: 19/06/2020 15:23

      Po patjeter o militant por harrove me kryesoren qe per hyrjen ne BE nga 5 kyshtet u ben 15...!

  • Vlora: 19/06/2020 12:42

    Bravo me leket tona joja privatit na i bej dhe me oages per interesat e tua normalisht investimi strategjik apo jo monopoli dhe turizimin bravo mos u ngopshi

    Përgjigju
  • Emigranti: 19/06/2020 12:02

    Do e boj vet shteti dhe do ja japi privatit me koncesion hajde kuptoje llogjiken te pakten tw ndertonte dhe shfrytzone privati sa harxho leket e taksave kot me pasuru privatin qyl

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?