Ambasada amerikane

Hapet gara për përzgjedhjen e anëtarëve të KLGJ e KLP-së, Ambasada amerikane vëzhgon procesin: Do ta ndjekim nga afër

26 Korrik 2023, 17:28| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 17:38

  • Share

Ambasada Amerikane ka bërë të qartë se po vëzhgon procesin e përzgjedhjes së anëtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë si dy institucione në themel të sistemit të drejtësisë shqiptare.

 Vendet vakante brenda të dy Këshillave janë tashmë të hapura.

“Ky rinovim i anëtarëve të Këshillit është kritik për mbrojtjen e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe përparimin drejt një sistemi drejtësie të pavarur dhe efektive.”

Gjashtë anëtarë të rinj do t'i bashkohen çdo Këshilli - 3 anëtarë jo-magjistratë dhe 3 anëtarë magjistratë - me një mandat pesë-vjeçar.

Për anëtarët jo-magjistratë, afati i fundit për aplikim është të shtunën e ardhshme, 5 gusht 2023. Procesi administrohet nga Kuvendi.

Një anëtar nga shoqëria civile

Dy anëtarë nga radhët e avokatëve

Për anëtarët magjistratë, afati i aplikimit është data 4 shtator 2023. Procesi administrohet nga Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Ambasada e SHBA nxit të gjithë kandidatët e kualifikuar të aplikojnë për të siguruar një proces të drejtë, konkurrues dhe një tranzicion të suksesshëm.

“Shtetet e Bashkuara, së bashku me partnerët tanë, do ta ndjekim nga afër këtë proces në muajt në vijim” informon SHBA përmes një deklarate postuar në facebook

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?