Çlirimi i Shqipërisë

Hapet gara krijimin e Logos së 80-Vjetorit të Çlirimit të Atdheut, 300 mijë lekë fituesi

11 Mars, 12:30| Përditesimi: 11 Mars, 13:06

  • Share

Në nëntor të këtij viti, Shqipëria kremton 80 vjetorin e çlirimit, një ngjarje e shënuar për mbarë vendin, njëkohësisht ditë kujtese e sakrificës sublime të mijëra të rinjve e të rejave që ranë heroikisht në emër të lirisë.

Me këtë rast, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit fton të rinjtë, qytetarët shqiptarë që kanë ide krijuese të japin kontributin e tyre artistik në krijimin e logos kombëtare, e cila do të jetë simbolikë përfaqësuese dhe do të shoqërojë evenimentet zyrtare dhe shkresat protokollare të Institucioneve Qendrore Shtetërore, si pjesë identifikuese e festimeve.

Logoja duhet të jetë pasqyrimi i një konfiguracioni simbolik, si një krijim origjinal në përmbajtje dhe në formë.

Ky kontribut artistik do të mundësohet përmes një konkursi që do të zhvillohet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit së Republikës së Shqipërisë, ku mund të marrin pjesë studentë, artistë dhe krijues në fushën e arteve pamore, me punime origjinale, të papublikuara më parë, të cilat mund të jenë punime individuale ose punime të realizuara në grup.

Punimi i Logos, së 80-Vjetorit te Çlirimit, duhet të jetë shprehje artistike figurative, ose grafike.

Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentacionin tek zyra e Protokollit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe elektronikisht në adresën  [email protected] deri në datën 22.03.2024, e cila është edhe data e fundit e aplikimeve. 

Vlerësimi artistik i Çmimit Fitues është 300.000 (treqind mijë) lekë, ku përfshihet dhe taksa e aplikueshme sipas legjislacionit në fuqi.

Të gjithë të interesuarit mund të gjejnë detaje të hollësishme në linkun këtu

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Burokrati: 11/03/2024 12:43

    Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentacionin tek zyra e Protokollit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe elektronikisht në adresën [email protected] MUNDESISHT EDHE NE ZYREN E EDIT EDHE.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?