Politikë

Hapet brenda pak ditësh, Rama publikon pamje dhe tregon si do quhet aeroporti i Kukësit

8 Prill 2021, 22:17| Përditesimi: 8 Prill 2021, 22:44

  • Share

Aeroporti i ri në Kukës i cili do të hapet së shpejti do të quhet Aeroporti Ndërkombëtar Zayed.

Këtë e ka bërë me dije vetë kryeminstri Edi Rama teksa ka publikuar një video nga aeroporti i cili mendohet të hapet brenda këtyre ditëve.

"Aeroporti Ndërkombëtar Zayed - Flatrat e Veriut…", shkruan Rama krahas videos.

Disa ditë më parë ministrja Belinda Balluku gjatë një interviste për Report Tv, tha se Aeroporti i Kukësit ka përfunduar punimet dhe është në fazën e certifikimit dhe mbarimit të procedurave. Fluturimi i parë me Air Albania drejt Londrës nga ky aeroport, Balluku tha se do të bëhet më 18 prill. 

Dje nga Tepelena, Rama përmendi investimet që ka bërë qeveria e tij gjatë këtyre tetë viteve, mes të cilave edhe aeroporti i Kukësit. Ndërkaq tha se aeroporti i Kukësit pritet të hapet për pak ditë, ndërsa shtoi se mbase kjo ka qenë arsyeja që sipas tij shtyu "Metën dhe Berishën" për të krijuar situatën me aeroportin e Rinasit, duke akuzuar se ata të 2 fshihen pas kësaj lëvizjeje të kontrollorëve për të braktisur punën.

 

Komento

Komente

  • Iris: 09/04/2021 03:58

    C'eshte ky emer i shemtuar // ZAYED//,nga e gjetet,kush ua propozoi Turqia,Arabia,Emiratet??!! Aeroporti duhet te mbaje emrin e KUKESIT,eshte emer kombetar ,i bukur dhe shqiptohet lehte.Te pakten, te kishit marre mendimin e banoreve vendas perpara se ta benit //synet//.Tani te huajt do kujtojne se jemi derivat turko-arab dhe mos e censuroni komentin,jepeni te plote!!

    Përgjigju
  • Hekuri: 09/04/2021 03:38

    Po pse more ku ka emer me te bukur se sa te theli "Arrnauthavaliman".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?