Kronikë

Hapen qendrat shëndetësore në Durrës e Velipojë, mjekë e infermierë 24 orë në qendra dhe teste të shpejta COVID

16 Qershor 2021, 18:13| Përditesimi: 16 Qershor 2021, 18:47

  • Share

Katër qendra shëndetësore verore janë çelur në Durrës në vijën bregdetare që nis nga Gjiri i Lalzit deri tek Shkëmbi i Kavajës.

Këtë të mërkurë mbërritën testet e shpejta për diagnostikimin e të të infektuarve me COVID-19.

Drejtoresha e Shëndetit Publik Durrës Aurora Hyka shprehet se "qendrat janë pajisur me të gjitha medikamentet e nevojshme, ajo që vlen për tu theksuar në të gjitha qendrat shëndetësore mund të bëhet rapid testi në rast se dyshohet për covid-19".

Qendrat shëndetësore verore do të funksionojnë 24 orë me nga dy mjek dhe infermiere.

Qendrat shëndetësore ndodhen përkatësisht në Gjirin e Lalzit, në Currila,në sektorin Hekurudha si dhe tek Shkëmbi i Kavajës. Në dispozicion të qendrës së Gjirit të Lalzit është vendosur një autoambulancë për shkak të distancës së madhe me spitalin e Durrësit.

"Janë marrë masat nga Ministria e Shëndetësisë, kemi 22 personel në të 4 qendrat si dhe kemi të pozicionuar  ambulancat për çdo situatë", tha me tej Aurora Hyka, Drejtoresha e Shëndetit Publik Durrës.

Dy qendra shëndetësore verore janë hapur në plazhin më të madh të veriut. Njëra në qendër të Velipojës dhe tjetra në fshatin Rrjoll. Ato do të funksionojnë 24 orë gjatë gjithë sezonit, me tre mjekë dhe 3 infermier në shërbim. Risia këtë vit janë tamponët për Covid-19.

Deri ne 4000 vizita mjekësore kryhen çdo vit në qendrat shëndetësorë në bregdetin e Velipojës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?