Hapën murin e picerisë ngjitur me bankën, 4 hajdutë vjedhin 160 mijë euro në Milano

7 Dhjetor 2023, 23:00| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 23:04

  • Share

“La Casa De Papel” është inskenuar mëngjesin e së mërkurës që lamë pas, në Milano të Italisë, ku sipas mediave italiane 4 persona kanë vjedhur 160 mijë euro në një bankë.

Ngjarja ka ndodhur në Piazza Salgari, rreth orës 09:00 të mëngjesit, ku sipas raportimeve 4 hajdutët, hynë nga një vrimë e hapur në murin e picerisë ngjitur me bankën, morën peng 7  persona, dhe më pas detyruan dy punonjës të hapnin kasafortën, nën kërcënimin e armës.

Pasi mblodhën paratë, 4 kriminelët u larguan me vrap.

Pengjet dhe stafi i bankës dëshmuan se grabitësit ishin italianë, dhe se nga theksi dukeshin se ishin nga Siçilia.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?