Porti i Sarandës

Kronikë

Hapen me kapacitet të plotë lundrimet e trageteve për udhëtarët nga Porti i Sarandës drejt Greqisë! Ministrja Denaj: Udhëtimet vajtje-ardhje nisin nga data 5 korrik

3 Korrik 2021, 12:16| Përditesimi: 3 Korrik 2021, 12:19

  • Share

Janë hapur me kapacitet të plotë lundrimet e trageteve për të gjithë udhëtarët që nisen nga Porti i Sarandës në drejtim të Portit të Korfuzit në Greqi. Që prej marrjes së masave anti-COVID rreth një vit më parë, këto janë udhëtimet e para që po realizohen me kapacitete të plota.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e financave dhe ekonomisë, Anila Denaj nëpërmjet një postimi në 'Facebook', e cila shkruan se nga data 5 korrik udhëtimet do të nisin vajtje-ardhje. Denaj thotë se lehtësimi i qarkullimit erdhi edhe si rezultat i mirëmenaxhimit të pandemisë nga qeveri shqiptare, duke përfshirë këtu edhe ritmet e shpejta me të cilat po vaksinohte popullsia.

"Lajm i mirë! Hapja me kapacitet të plotë e lundrimeve të trageteve, për qarkullimin e udhëtarëve nga Porti i Sarandë drejt Portit të Korfuzit, në Greqi, pas rreth një vit e gjysmë pezullimi ka sjellë realizimin e udhëtimeve të para. Nga data 5 Korrik udhëtimet do të nisin vajtje- ardhje dhe ky pritet të jetë një faktor pozitiv për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Lehtësimi i qarkullimit erdhi falë edhe masave të marra nga Qeveria Shqiptare për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin në masë të popullatës", shkruan Denaj.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?