Foto ilustruese

Hapen aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet e Bashkisë së Tiranës, ja afati dhe dokumentacioni që duhet dorëzuar

18 Maj 2023, 08:24| Përditesimi: 18 Maj 2023, 08:35

  • Share

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve ka njoftuar hapjen e aplikimeve për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet e Bashkisë së Tiranës.

Aplikimet do të jenë të hapura pranë çdo çerdheje në datat 5-9 qershor, nga ora 09:00-14:00. Prindërit duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm të përcaktuara sipas kategorive.

Dokumentacioni mund të shkarkohet nga portali zyrtar e-albania me kodin personal të kartës së identitetit ose të dorëzojnë fotokopjen e kartës pranë komisionit dhe të plotësojnë deklaratën për mbrojtjen e të dhënave personale.

-Dokumentacioni i duhur për secilën nga kategoritë:

Kriteret dhe dokumentacioni i duhur, për aplikuesit që vijnë nga shtresat social-ekonomike në nevojë, të cilat i janë referuar kategorive vulnerabël sipas VKB-së Nr.158, datë 26.12.2019"Për miratimin sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës" 

Dokumentacioni i duhur për secilën nga kategoritë: 
2. Fëmijë me statusin e jetimit 
- Libreza e statusit të jetimit të fëmijës - Certifikata personale e fëmijës dhe familjare 
3. Fëmijë të familjeve ku kujdestari ligjor ka statusin e jetimit 
- Libreza e statusit të kujdestarit ligjor të fëmijës - Certifikata personale e fëmijës dhe familjare 
4. Fëmijë me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike dhe me sëmundje të rënda, sipas raportit të komisionit mjeko-ligjor 
- Raporti mjeko-ligjor i fëmijës - Certifikata personale dhe familjare e fëmijës 
5. Fëmijë ku kujdestari ligjor është me aftësi të kufizuar mendore dhe fizike dhe me sëmundje të rënda, sipas raportit të komisionit mjeko-ligjor 
- Raporti mjeko-ligjor i kujdestarit ligjor të fëmijës - Certifikata personale dhe familjare e fëmijës
6. Fëmijë të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike 
- Certifikata personale dhe familjare e fëmijës - Vërtetim nga Njësia Administrative për trajtimin me ndihmë ekonomike të kujdestarit ligjor 
7. Fëmijët e familjeve mono prindërore, ku kujdestari ligjor e ka pagën në/nën nivelin e pagës minimale të miratuar me aktin nënligjor përkatës 
- Certifikata personale dhe familjare e fëmijës - Vërtetim page i kujdestarit ligjor i cili duhet të jetë në/nën minimale të pagës në Republikën e Shqipërisë (30 000 lek) - Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësorë për Individin nga portali zyrtar e-albania 
8. Fëmijët e familjeve, ku kujdestari ligjor i rëmijës, është i divorcuar ose i ve, (sipas certifikatës së gjendjes familjare), por që është në/nën pagën minimale në shkallë, vërtetuar me dokumentacionin përkatës 
- Certifikata personale dhe familjare e fëmijës - Vërtetim page i kujdestarit ligjor i cili duhet të jetë në/nën minimale të pagës në Republikën e Shqipërisë (30 000 lek) - Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësorë për Individin nga portali zyrtar e-albania 
9. Fëmijë të familjeve të pakicës rome dhe egjiptiane, sipas vërtetimit përkatës të lëshuar nga organizatat që mbrojnë të drejtat e tyre ose vetdeklarimi ku përcaktohet se familja është pjesë e këtyre pakicave 
- Certifikata personale dhe familjare e fëmijës - Vërtetim të lëshuar nga organizatat që mbrojnë të drejtat e tyre ose vetdeklarimi 
10. Fëmijët e vendosur në kujdestari nga familjet kujdestare, sipas legjislacionit në fuqi, vërtetuar me dokumentacionin përkatës 
- Certifikata personale dhe familjare e fëmijës - Vendimi i gjykatës për dhënien e kujdestarisë

11. KRITERET DHE DOKUMENTACIONI I DUHUR PËR KATEGORITË E TJERA: 
- Certifikatë personale dhe familjare e fëmijës - Vërtetim pune me pagë mujore të pasqyruar, të kujdestarit ligjor (të prindërve) - Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësorë për Individin nga portali zyrtar e-albania

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?