Bora Muzhaqi

Hapen aplikimet për praktikat e punës në administratë dhe institucione, ja si mund të aplikojnë të rinjtë! Muzhaqi: Bëhuni pjesë

5 Qershor 2023, 08:08| Përditesimi: 5 Qershor 2023, 09:27

  • Share

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka njoftuar hapjen e Thirrjes 8 të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, aplikimet e së e cilës do të qëndrojnë të hapura deri më 30 qershor 2023.

Janë hapur 1597 vende të reja vakante për të gjithë të rinjtë 21-26 vjeç, që disponojnë minimalisht diplomën bachelor dhe që nuk kanë qenë pjesë e thirrjeve të mëparshme, për të zhvilluar një praktikë 3 mujore, të njohur nga Departamenti i Administratës Publike si përvojë pune. Vetëm me një CV dhe letër motivimi çdo i ri mund të aplikojë për t’u bërë pjesë e Thirrjes VIII të PKPP, për të vënë në zbatim njohuritë e tyre teorike dhe të fitojnë njohuri praktike, duke mundësuar kështu një kalim të thjeshtë nga procesi mësimor në atë të tregut të punës.

Ministrja Muzhaqi thekson se të rinjtë që vlerësohen me pikë maksimale gjatë periudhës së praktikës, kanë mundësi të punësohen me kontratë 1-vjeçare sipas nevojave të institucioneve pritëse, pra pranë institucioneve të administratës publike, shoqërive tregtare apo organizatave jofitim prurëse ku do të kryejnë praktikën 3-mujore.

Këtë njoftim e ndau edhe kryeministri Rama. 

“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor, për të aplikuar në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Thirrjen VIII, për 1597 pozicione të lira në institucionet e administratës shtetërore, shoqëri tregtare dhe OJF, ju uroj një javë të mbarë. Apliko të bëhesh pjesë e praktikës 3-mujore- shkroi Rama.

Aplikimin mund ta kryeni këtu: https://praktika.riniafemijet.gov.al/

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aritmetika: 10/06/2023 03:29

    Të pakten praktike me page minimale se I bie ulje të punosh sot në kete inflacion pa lek tr pakten paga minimale për praktikat dhe ekselentat do ishte me e ndershme

    Përgjigju
  • populli: 05/06/2023 10:13

    e marut fis e xhins, tani po i drejtoheni popuillit per ndonje kocke te mbetur. le pastaj kriteret ; bli nje bacelor edhe oburra ne pune me liste patronazhisti...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?