Kryeministria

Politikë

Hapen aplikimet për drejtor të Agjencisë për Koordinimin e Donacioneve! Ja kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

3 Nëntor 2021, 17:11| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 17:13

  • Share

Kryeministria ka shpallur ditën e sotme hapjen e aplikimeve për postin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

Në njoftimin e publikuar, përcaktohen qartësisht edhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të duan të garojnë për këtë post, mes të cilave: të jetë shtetas shqiptar, të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet, ku 7 prej tyre në fushën e ekspertizës dhe/apo të administrimit publik, të ketë diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo“ Master profesional”, të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite etj..

Ngritja e kësaj Agjencie u miratua në mbledhjen e 30 tetorit të Këshillit të Ministrave dhe do të koodinojë të gjitha donacionet e huaja

Sipas Vendimit të qeverisë  kjo Agjenci do jetë në varësi të Kyeministrisë dhe në bashkëpunim me ministrinë e financave dhe komunitetin e donatorëve, do të koordinojë të gjithë ndihmën e huaj që do të marrë qeveria shqiptare për programe dhe projekte zhvillimore.

Agjencia gjithashtu do të mbështesë ministrinë për Evropën në përmbushjen e përgjegjësive të saj për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian por edhe Kryenegociatorin dhe Grupin Negociator në programimin dhe monitorimin e asistencës financiare të BE-së në funksion të procesit të aderimit në BE.

Lista e plotë e kritereve që duhet të plotësojnë aplikantët:

⦁ Aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:

a) Të jetë shtetas shqiptar;

b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c) Të ketë diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo“ Master profesional”, të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike, ose të barasvlefshme me të, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në shkenca sociale, inxhinierike, juridike, ekonomike;

ç) Të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet, ku 7 prej tyre në fushën e ekspertizës dhe/apo të administrimit publik;

d) Të dallohet për aftësi profesionale dhe cilësi të larta etiko-morale;

dh) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre

penale;

e) Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar, sipas legjislacionit në fuqi.

⦁ Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon:

a) Kërkesë për aplikim;

b) Jetëshkrim (curriculum vitae) i kandidatit (secila faqe, e firmosur);

c) Kopje e diplomës së arsimit të lartë;

ç) Kopje e librezës së punës ose dokument i ngjashëm ose vetëdeklarim, për të vërtetuar përvojën e punës;

d) Vërtetim ose vetëdeklarim se nuk është larguar nga puna ose shërbimi civil me masë disiplinore ose që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

dh) Formular të vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar;

e) Formular të aplikimit (të plotësuar e të firmosur) për informim për zyrtarët përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta, në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

ë) Çdo dokument tjetër shtesë, që provon përmbushjen e kritereve të përzgjedhjes, sipas përcaktimit të pikës 2, të kreut III, të vendimit nr.642, datë 29.10.2021, të Këshillit të Ministrave.

⦁ Aplikantët të dorëzojnë një prezantim (10-15 faqe) në format Poëer Point lidhur me:

-filozofinë drejtuese për realizimin e misionit të Agjencisë, ushtrimin e përgjegjësive funksionale të saj, si dhe përmbushjen e detyrave, sipas përcaktimeve të vendimit nr.642, datë 29.10.2021, të Këshillit të Ministrave (vendim i publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 170, datë 2 nëntor 2021).

-strategjitë dhe risitë që mund të sjellë gjatë kryerjes së funksionit drejtues.

Inkurajojmë të gjithë të interesuarit, që përmbushin kriteret, të aplikojnë!

⦁ Aplikimi bëhet duke dërguar dokumentacionin e kërkuar në adresën e e-mail-it: [email protected] ose duke e dorëzuar me postë ose fizikisht në adresën: Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 1. 1000, Tiranë, Shqipëri, brenda datës 12 nëntor 2021.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 04/11/2021 02:48

    Ate inxhinierike ce kane dashur... apo per Beqajn! Per te qare vertet. Te kete edukim thone juridik, social, ekonomik dhe....inxhinirik????? Pse jo Arkitekturor, ose financier ose matematikor??? I fut dhe masterat dhe aty e lidh fort. Nje shpallje per duam NE! I cili ose e cila eshte caktuar me kohe e vakt. Nje gje i mungon, departizimi si kriter, pra te mos kete qene ose jete antar i ndonjenpartie politike!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?