Hapen 3 segmentet e Unazës, Veliaj
Në qershor, punimet për Sheshin

26 Prill 2016, 10:49| Përditesimi:

  • Share
Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj tha sot gjatë inaugurimit të tre segmenteve rrugore të Unazës së Re, se punimet për sheshin Skënderbej do të nisin në muajin qershor.

“Besoj që brenda qershorit fillojmë punën në sheshin Skëndërbej. Ne punojnë segmente–segmente, siç kemi bërë edhe me këtë rrugë, pra nuk do të ketë bllokim total të trafikut”, shtoi Veliaj, i cili kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për pjesë e trafikur. Ai gjithashtu kërkoi që të mos përdoren automjete nga qytetarët për të përshkuar distanca të shkurtra.

Njerëz që rrinë kot dhe vijnë vërdallë në Bllok duke iu fërshëllyer gocave kjo nuk shkon”, u shpreh Veliaj.

“I kërkojmë shoferëve ti respektojnë këmbësoret. Nuk është se do mbyllet bursa. Këtu në Tiranë s'ka buresë. Ku shkojnë në kaq nxitim”, vijoi ai.

Kryebashkiaku tha se investimi në rrugën që inauguroi sot është “investimi më demokratik që është bërë ndonjëherë”.

Kjo, vijoi më tej Veliaj, pasi ka korsi për këmbësorët, për biçikletat, makinat, si dhe personat e verbër. "Çdo investim të ketë këto komponente", shtoi ai.

Sikur politika të tregojë pak mirëkuptim, punimet e Bashkisë ecin me rekorde të papara, tha kreu i bashkisë.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?