Hap fals i Barcelonës, fjalën e ka Reali i Madridit, Tottenham- Manchester United nuk ka fitues

20 Qershor 2020, 07:50| Përditesimi: 20 Qershor 2020, 13:30

  • Share

Barcelona ka humbur dy pikë shumë të rëndësishme në luftën për titullin kampion në Spanjë, pasi u ndal në një barazim pa gola përballë Seviljas në transfertë. Tension dhe raste të shumta, por në fund u mbyll pa prekjen e rrjetave.

Hapi fals i katalanasve i jep mundësi Realit të Madridit që ta barazojë Barcelonën në krye të renditjes, pasi ka një ndeshje më pak. Në rast fitoreje nesër përballë Real Sociedad, djemtë e Zidanit ngjiten në krye me pikë të barabarta me rivalët historikë.

Mbrëmë u zhvillua edhe një tjetër ndeshje e fortë në Premier League, Tottenham Hotspur-Manchester United, që përfundoi me rezultatin 1-1.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?