Qendra Turistike e Valbonës

Hap dyert Qendra e Re Turistike e Valbonës, Rama: U shkund pluhuri i harresës, Tropojën e kanë shfrytëzuar veç për luftëra absurde politike (FOTO)

27 Shtator 2020, 08:40| Përditesimi: 27 Shtator 2020, 09:02

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar Qendrën e Re Turistike të Valbonës, e cila do të jetë në shërbim të turistëve në këtë vend.

Tropoja njihet për bukurinë e maleve dhe lumenjve të saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se në këto 7 vjet është shkundur pluhuri i harresës së turpshme të atyre që Tropojën e kanë shfrytëzuar veç për vota e luftra absurde politike.

"Mirëmëngjes dhe me Qendrën e Re Turistike të Valbonës, pjesë e programit të qendrave mikpritëse të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, e cila ka hapur dyert për turistët që të shijojnë mrekullitë e Tropojës së bukur, ku në këto 7 vjet kemi shkundur pluhurin e harresës së turpshme të atyre që Tropojën e kanë shfrytëzuar veç për vota e luftra absurde politike, ju uroj një të dielë të qetë", shkruan Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vicifomi: 27/09/2020 11:18

    Betisha e bani Valbonen lule me hidrocenttale u hapu syte...Edvini i vrau Tropojanet dhe Valbonen e ka ba si Kandahar... te vohemi te shporrim Tame

    Përgjigju
  • Konjak: 27/09/2020 09:10

    Po nje harrese e "turoshme "e Tropojes nga te gjitha qeverisiet , si edhe nga qeverisia Rama per 7 vjete ; por kete vitin e 8-te , me nje ngrehine kerkon te beje propagant , se erdhen votimet , duke propaganduar se u paska prure gjithe te mirat , dhe e meriton voten tuaj ; sepse u ka gjetur pune , u ka ngritur rrogat - nese ka ndonje ne pune-- , u ka ngritur pensionet me 1500lek per 8 vjete , ju ka rritur tatimet , ju ka ritur taksat , ju ka rritur cmimet , eshte kujdesur qe juve te mos ju zere bullizmi , e c'doni me shume se kaq ?!. Jepni voten tani , se e meriton , te na lere edhe pa buke that , pa ndonje kokerr aspirine , pa nje cati .

    Përgjigju
    • Loni: 27/09/2020 10:18

      O flori edhe kur te ndergjegjesohet shqiptari I fundit edhe te kerkoj te drejtat e tij kushtetuese per mireqenien atehere do ti vij fundj ketyre jashqitjeve politike qe ka pasur ky vend per 30 vjet e kusur... Keshtu we deri atehere te degjojne keto liderat e famshem qe na Kan pire gjakun e vazhdojne te na e pijne..

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?