‘Hani bretkosa, salçiçe dhe spagetit’, fyerja e Medvedevit ndaj vizitës së liderëve evropian

16 Qershor 2022, 13:31| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 13:50

  • Share

1655378760_page.jpg

Ndërkohë që sulmet ruse janë intensifikuar, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministri italian, Mario Draghi kanë mbërritur në Kiev.
Lidhur me këtë vizitë ka reaguar Dmitry Medvedev, Nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, duke e cilësuar vizitën e liderëve evropian si të padobishme e duke e quajtur "zero përdorim".

Medvedev shkroi në Twitter se vizita e Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Mario Draghi nuk do ta afrojë Ukrainën me paqen dhe i quajti tre liderët "dashamirës evropianë të bretkosave, salçiçeve dhe spagetit".


Lajmi kryesor:

Macron, Scholz dhe Draghi në Kiev, mbështesin kandidaturën e Ukrainës për t'u bashkuar me BE! Zelensky: Shtoni sanksionet ndaj Rusisë


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?