Mozzik

Hana fillon shkollën, Mozzik dhe Loredana e shoqërojnë

21 Gusht 2023, 19:21| Përditesimi: 21 Gusht 2023, 19:30

  • Share

Hana, vajza e repertit Mozzik dhe këngëtares Loredana nisi sot ditën e parë të shkollës.

Përveçse për të, kjo ditë është e rëndësishme për prindërit e saj që e kanë shoqëruar dhe i kanë dhënë secilit urimet e tyre.

Në një foto në InstaStory, Loredana shkruan “Zoti të bekoftë”. Mozzik i është bashkuar urimit të saj dhe ka shkruar:

“Hana filloi sot rrugëtimin e parë të saj në shkollë, e normal që qenka ndjenjë shumë e bukur të shohësh fëmijën tënd duke e marrë me shumë dashuri e vullnet fillimin e shkollës. Zoti të dhashtë shëndet e dije vajza ime Hana! Babai yt të do shumë!”- shkruan reperi.

Kujtojmë se Mozzik dhe Loredana janë ndarë, ndërsa nëpërmjet postimeve kanë treguar se kanë zgjedhur bashkëprindërimin si rrugën më të mirë për vajzën e tyre.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?