Verstappen dhe Hamilton

Hamiltonit s'i del e keqja me Verstappen: Kampion pa derdhur djersë

1 Dhjetor 2023, 14:13| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 14:15

  • Share

Lewis Hamilton ka komentuar suksesin e Max Verstappen në Formula 1. Kampioni i Red Bull siguroi titullin e tretë javë më parë, ndërsa fundjavën e shkuar fitoi edhe në Emiratat e Bashkuara në garën e fundit duke dominuar sezonin.

Piloti i Mercedes, anglezi Hamilton ka treguar se ai ka pasur luksin të qetësohej në pistë, duke dalë në përfundimin se makina Red Bull është më e mirë.

"Mjafton të shohësh pak kohët e vendosura në gara të ndryshme, aq mjafton për të kuptuar se Verstappen garon i relaksuar në krye të çdo xhiroje. Mendoj se gjatë sezonit që lamë pas ai as nuk ka djersitur. Edhe në një rast që ishim pranë tij, sërish besoj se nuk i kemi shkaktuar probleme. Ishte mjaftueshëm i shpejtë për ta menaxhuar atë situatë. Kur je në atë pozicion dhe me makinën që funksionon në perfeksion, atëherë edhe mund të relaksohesh", tha shtatë herë kampioni i botës.

Më pas Hamilton tha se Verstappen ka bërë mirë e se ka merituar gjithçka në pistë.

"Në një situatë të tillë, edhe gomat zgjasin më shumë, gjithçka ecën mbarë. Është shumë bukur të jesh në atë pozicion. Megjithatë, unë e pranoj se Red Bulli dhe Verstappen kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe se e meritojnë suksesin", tha britaniku.

Kujtojmë se Verstappen siguroi fitoren e 54-t në karrierë, duke qenë piloti i tretë me më shumë fitore në Formula 1, duke pasur para Schumacher dhe Hamilton (vendi i parë).

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?