Lufta në Ripin e Gazës

Lufta/ Reuters: Hamasi pranon rezolutën e OKB-së për armëpushimin, gati për të negociuar detajet! Blinken: Netanyahu zotohet për armëpushim

11 Qershor, 11:02| Përditesimi: 11 Qershor, 19:49

  • Share

Një zyrtar i lartë i Hamasit Sami Abu Zuhri, tha sot se Hamasi kishte pranuar rezolutën e OKB-së për armëpushimin. Nga ana tjetër ai është shprehur se ishte gati të negocionte mbi detajet, duke shtuar se i takon Uashingtonit të sigurojë që Izraeli t'i bindet asaj, raporton Reuters.

"Hamasi pranon rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me armëpushimin, tërheqjen e trupave izraelite dhe shkëmbimin e pengjeve për të burgosurit e mbajtur nga Izraeli", tha Sami Abu Zuhri.

"Administrata amerikane po përballet me një provë të vërtetë për të përmbushur angazhimet e saj në detyrimin e okupimit për t'i dhënë fund luftës menjëherë në një zbatim të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së," shton ai.

Ndërkohë që edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka "riafirmuar angazhimin e tij" për një armëpushim të propozuar në Gaza.

Ora 19:47
Lufta në Gaza/ Blinken: 400 milionë dollarë ndihmë për palestinezët

1716582039_antonyblinken.JPG

Antony Blinken 

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka siguruar rreth 400 milion dollarë ndihma për palestinezët.

Ora 13:54
Ushtria izraelite publikon videon e lirimit të tre pengjeve izraelitë në Rripin e Gazës

 

Ushtria izraelite (IDF) ka publikuar videon e lirimit të 3 pengjeve izraelitë në Nuseirat, në qendër të Rripit të Gazës, më 8 qershor.

Në të njëjtin operacion u shpëtua edhe Noa Anrgaman dhe 25-vjeçari izraelit që u bë simboli i masakrës së 7 tetorit. Tre pengjet e tjera të liruara nga ushtria izraelite, Shlomi Ziv, Andrey Kozlov dhe Almog Meir, u kapën gjithashtu në festivalin Supernovës në shkretëtirën e Negevit në tetorin e vitit të kaluar.

Ora 11:10
Blinken: Angazhimi i Netanyahut për një armëpushim në Gaza

1717005796_antonyblinken.JPG

Foto: Antony Blinken

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka "riafirmuar angazhimin e tij" për një armëpushim të propozuar në Gaza, njoftoi Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken një ditë pas takimit të tyre në Jerusalem.

 "Unë u takova me kryeministrin Netanyahu mbrëmë dhe ai ripohoi angazhimin e tij ndaj propozimit," tha Blinken, duke shtuar se mirëpritja e Hamasit për një votim të Kombeve të Bashkuara mbi rezolutën e armëpushimit të hartuar nga shtetet e Bashkuara është një shenjë "shprese".

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?