'Hamami i grave' ngjitet në skenën e Teatrit të Korçës! Komedia, mesazh të fortë për gratë dhe vajzat e dhunuara

10 Shkurt 2022, 18:03| Përditesimi: 10 Shkurt 2022, 18:54

  • Share

Komedia e Kiço Londos "Hamami i Grave" do të shfaqet për tre net në teatrin e Korçës. Shfaqja ka në fokus gratë e dhunuara dhe përçon mesazhin e forcës e optimizmit. “Hamami i grave” është komedia që u prezantua para publikut korçar në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi”.

Me regji të Kiço Londos, shfaqja vjen në formën e një himni plot humor për botën shpirtërore të gruas, ku  mesazhi është fuqia e solidariteti i grave në një realitet ku mbizotëron dhuna.

“Kemi gjetur momentin për të thënë disa të vërteta të mëdha që i themi nëpër tavolina, i themi pas dyerve të mbyllura. Ky është qëllimi i artit. Në këtë kohë kur ikim drejt qendrës, ikim jashtë të kthehesh pranë njerëzve të thjesht, të thuash gjëra të mëdha është besoj që është mision i përmbushur mirë nga gocat”, shprehet regjisori Kiço Londo.

Një nga 7 heroinat e komedisë, Esela Pysqyli e quan dramën një shfaqje të guximshme mbi figurën e gruas.

“Duket sikur fjalori është ndonjëherë skandaloz, ajo që ndodh është skandaloze, në fakt është shumë normale. Secila nga femrat, besoj që e ka parë shfaqjen e ka gjetur veten tek një nga femrat që ishte në hamam. Në komedi janë të gjitha llojet e femrave, të gjitha ato çfarë përjetojmë në jetën e përditshme”, thotë aktorja Esela Pysqyli.

Komedia do të shfaqet për tre netë me radhë në teatrin e Korçës.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?