Hallvë nga Zonja Vjollca

28 Prill 2020, 10:07| Përditesimi: 28 Prill 2020, 10:39

  • Share

Hallvë

Përbërësit:

1 filxhan çaji yndyrë 
2 filxhan çaji sheqer 
3 filxhan çaji miell 
4 filxhan çaji ujë
Karafil 
Arra

Përgatitja:

Vendosim ujin, sheqerin dhe karafilin për të zierë. E lëmë veç 5 minuta pas zierjes.

Ndërkohë shkrijmë gjalpin, miellin i kaurdisim vazhdimisht derisa mielli të marrë ngjyrë të kuqerremtë. E shuajmë me shërbëtin e përgatitur pak nga pak derisa mielli të marrë volum. Vazhdojmë pjekjen e hallvës për 10 minuta duke e përzierë vazhdimisht. Më pas e servirim në forma dekorative ose lugë lugë, e spërkatim me arra të therrmuara dhe e shërbejmë.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?