Hallvë, tradita e amvisave të Tiranës sjell nga sipërmarrësja Eva Prespa

22 Shkurt, 11:25| Përditesimi: 22 Shkurt, 11:29

  • Share

Hallvë, tradita e amvisave të Tiranës

Përbërësit:

  • 2 lgj gjalpë
  • 1 gotë miell misri
  • 2 lgj miell gruri
  • 1 gotë sheqer
  • 700 ml ujë
  • Arra sipas dëshirës

Përgatitja:

Në një tigan me nxehtësi mesatare vendosim gjalpin të shkrijë. Paralelisht kemi vënë ujin dhe sheqerin për sherbetin. Kur gjalpi fillon të shkrijë shtojmë miellin e misrit sikurse dhe miellin e grurit. E përziejmë mirë derisa të errësohet. Shtojmë shërbetin dhe e përziejmë gjatë gjithë kohës afërisht 20 minuta. E punojmë hallvën derisa të fillojë të shqitet nga tigani. Sipas dëshirës mund t'i shtojmë fruta të thata sipas shijes.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?