Hallva e kohëve moderne me fruta të thata nga zonja Albana

24 Mars 2022, 12:19| Përditesimi: 24 Mars 2022, 12:20

  • Share

Hallvë me miell misri

Përbërësit:

1 fç miell misri

1 fç miell misri të hollë

1 lç kanellë

1 lç karafil

150 gr arra

2 fç sheqer

4 fç ujë

1 bustinë vanilje

Lëkurë portokalli

Për servirje:

Rrush të thatë

Sheqer kaf

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim vaj vegjetal dhe kaurdisim miellin e misrit (dy lloje: i imët dhe i ashpër) për 5 minuta. Më pas shtojmë sheqerin, arrat e pjekura, rrushin e thatë, kanellën, karafilin, vaniljen dhe lëkurën e grirë të portokallit. E përziejmë pa ndërprerje derisa masa të mos ngjitet në tenxhere. Në fund shtojmë sheqerin kaf. Pas 2 minutave e vendosim hallvën në formë dhe e lemë të ftohet.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?