Halimi:Kamikaz,boll e neverite
politikën. Manja: Vazhdo se ...!

8 Nëntor 2017, 11:38| Përditesimi:

  • Share
Debatet e forta kanë përfshirë sot edhe Komisionin e Ligjeve, ku po diskutohet buxheti i institucioneve të drejtësisë. Ka qenë deputeti i PD, Eduard Halimi, që i ka kërkuar kryetarit të komisionit, Ulsi Manja, të mos bëjë kamikazin e kryeministrit Rama. Halimi i tha Manjës se bëri gabim që sulmoi një ditë më parë Prokurorinë për çështjen CEZ, duke i kërkuar të mos e neverisë më shumë politikë.

Në kundërpërgjigje, Manja tha se Halimi është në anën e krimit, ndërsa ai në anën e shtetit, duke shtuar se nuk i merr leje deputetit demokrat se çfarë do bëjë.

Halimi: E gjithe kjo eshte per t’i dhene institucioneve gjithçka që ata kerkojne, qe mos të kene alibi qe nuk i futem dot ne burg kriminelet se s’kishim fonde. Bere gabim qe sulmove dje Prokurorinë.

Manja: S’ka asnje vlere, nuk të marr leje ty se çfare do bej, ketu jam kryetar, atje jam si deputet.

Halimi: S’te lejohet ty si kryetar te besh kamikazin per kryeministrin.

Manja: Vazhdo me buxhetin. Mos e nderprit fjalen, vazhdo se kete pune ka ky.

Halimi: Ne jemi profesionist te dy.

Manja: Ti ke qene ne anen e krimit, une ne anen e shtetit.

Halimi: Boll e neveritshme është bërë politika, mos e neverit më, me gjithë këto neveri që po dalin çdo ditë. Jemi këtu që të mbështesim institucionet e pavarura që të luftojnë krimin. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?