Giorgia Meloni

Hakohet Instagrami i Giorgia Melonit, postime për Elon Musk dhe Bitcoin

18 Mars, 07:43| Përditesimi: 18 Mars, 07:58

  • Share

Llogaria në Instagram e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, është hakuar. Madje, për pak minuta në profilin e kryeministres italiane është publikuar një postim me shkrimin 'Faleminderit Elon free Btc!' dhe fotografia e rreme e profilit të Elon Musk.

Pas pak minutash, teknikët e Palazzo Chigi kanë ndërhyrë menjëherë për të fshirë përmbajtjet false të publikuara, por tashmë ato po qarkullojnë në rrjetet sociale.

Lajmin për hakerimin e faqes së Instagramit e konfirmoi drejtpërdrejt Palazzo Chigi. Profili i hakuar është ai personal, historik i Melonit, i hapur vite më parë. Aktualisht po vijojnë të gjitha hetimet e nevojshme.

Sulmi kibernetik ndodhi teksa Meloni po fluturonte për në Romë pas vizitës në Egjipt.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?