Vladimir Putin

Hakmerret Putin kufizon hyrjen e kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Rusi! Lideri rus u akuzua nga ky institucion për krime lufte

18 Gusht 2023, 20:48
  • Share

Rusia ua ka ndaluar hyrjen 54 shtetasve britanikë, përfshirë edhe kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Karim Khan.

Ky vendim i Moskës erdhi si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve që Mbretëria e Bashkuar vendosi ndaj qytetarëve rusë dhe kompanive ruse, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.

GJNP në mars ka lëshuar një urdhërarrestim për presidentin rus, Vladimir Putin, duke e akuzuar për krime lufte. Urdhërarrestimi u lëshua lidhur me dëbimin e qindra fëmijëve nga Ukraina.

Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshon urdhërarrestim për Putinin

Në listën e ndalesës për hyrje në Rusi janë edhe sekretarja shtetërore për Mbrojtje, Annabel Goldie, por edhe një sërë gazetarësh të BBC-së, Guardian dhe Daily Telegraph.

Rusia paralajmëroi se do të vazhdojë të zgjerojë listën në shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve perëndimore.

Që kur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurtin e kaluar, shtetet Perëndimore kanë vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë./REL

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?