Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shumë mundësi të urdhërojë komandën ushtarake në Moskë të rrëzojë avionin e kreut të Wagner, Yevgeny Prigozhin, për t'u hakmarrë për poshtërimin pas rebelimit mercenar të 24 qershorit.
Kështu thuhet në një raport të Institutit Amerikan për Studimin e Luftës (ISW), të cituar nga mediat ukrainase.
Sipas analistëve, përfaqësuesit e forcave të armatosura ruse, në veçanti ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefi i Shtabit të Ushtrisë, gjenerali Valery Gerasimov, vështirë se do ta kishin ekzekutuar Prigozhin pa urdhrin e Putinit.
"E gjithë sfera politike dhe e sigurisë ruse ndoshta e konsideroi mbijetesën e Prigozhin pas kryengritjes së Wagnerit si vendim të Putinit”, tha Isw.
Sipas analistëve, Ministria ruse e Mbrojtjes dhe Kremlini shkatërruan Wagnerin dhe dobësuan fuqinë e Prigozhin pas kryengritjes. Vrasja e udhëheqësit të lartë të Wagner ishte ndoshta hapi i fundit drejt eliminimit të brigadës si një organizatë e pavarur.
Lajmi kryesor:
Putin thyen heshtjen për avionin e rrëzuar në Moskë ku besohet se vdiq Prigozhin: 'Ngushëllime!' Zelensky: E dimë kush fshihet pas! SHBA: Raketa u lëshua nga Rusia
S.S/ReportTv.al