Hakmarrja e Dukës ndaj Report TV, përfaqësuesi i këshillit shqiptar të medias: Shqetësuese dhe jodemokratike

29 Mars 2022, 15:16| Përditesimi: 29 Mars 2022, 16:12

  • Share

Përjashtimi i Report TV nga Federata Shqiptare e Futbollit për të ndjekur ndeshjet e kombëtares cilsohet si një veprim shumë shqetësues nga këshilli shqiptar i medias.

“Politika editoriale e medias nuk mund të ngatërrohet me të drejtën për akses. Pra çdo media, pavarësisht politikës editoriale ka të drejtën për akses, aq më shumë në evente publike,”-deklaroi Koloreto Cukali, përfaqësues i këshillit shqiptar të medias.

Sipas Cukalit mos akreditimi dhe censurimi i Report TV është një hakmarrje e federatës ndaj raportimeve që televizioni ynë ka bërë gjatë procesit zgjedhor për presidentin e ri të insitucionit.

“Ky është një ndëshkim që një institucion ndërrmer ndaj medias. E vetmja mënyrë për t’iu ndëshkuar është që t’iu bllokojë të hyni. Kjo është një formë shumë anti-demokratike. Kështu që unë e ftoj edhe njëherë federatën që të dalë përtej këtyre hatërmbetjeve apo qefmbetjeve apo këtyre metovave ndëshkuese dhe të tregojë se është një institucion demokratik,”-tha Koloreto Cukali, përfaqësues i këshillit shqiptar të medias.

Censurimi i Report TV nuk erdhi papritur, pasi edhe më herët federata tentoi të njëjtën gjë gjatë zgjedhjeve për presidentin e FSHF, pas raportimeve të manipulimeve të procesit zgjedhor në shoqatat Rajonale të futbollit.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?