Hakmarrja/ Anëtarja e Vetingut Alma Faskaj kallëzohet në SPAK për falsifikim dokumentesh

1 Qershor 2020, 21:49| Përditesimi: 1 Qershor 2020, 22:52

  • Share

Vijojnë goditjet ndaj Vetingut me padi penale. Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Alma Faskaj, është kallëzuar penalisht në SPAK, me pretendimin se ka konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Kallëzimi është bërë nga gjyqtarja Hajrie Muçmata, e shkarkuar nga detyra, për probleme me pasurinë. Hajrie Muçmata, në kallëzimin e saj, shprehet se anëtarja e KPK-së Alma Faskaj është shkarkuar nga detyra si e paaftë dhe për shkelje të ligjit, në vitin 1999, me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, fakt të cilin e ka fshehur në dokumentet e kandidimit për t’u bërë pjesë e Vetingut. Alma Faskaj, sipas padisë, është shkarkuar si gjyqtare në Lushnje.

Gjyqtarja e shkarkuar thekson në padi se ligji për Vetingun, parashikon se një nga kushtet për t’u zgjedhur anëtar i KPK apo i Kolegjit të Apelimit është që ndaj kandidatit të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna. Sipas gjyqtares së shkarkuar, anëtarja e Vetingut Alma Faskaj ka fshehur shkarkimin për paaftësi, ku për rrjedhojë gjendjet jo vetëm në kushtet e pazgjidhshmërisë si anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por ka konsumuar edhe veprën penale të ‘falsifikimit të dokumenteve’, të parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Në këto kushte, Hajrie Muçmata i kërkon SPAK-ut pezullimin nga detyra të anëtares së Vetingut Alma Faskaj dhe nxjerrjen e saj para drejtësisë. Zonja Faskaj rezulton se ka qenë pjesë e turpit gjykues të KPK, i cili ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Shkodrës Hajrie Muçmatën në 11 nëntor 2019. Faskaj ka votuar për shkarkimin e Muçmatës nga detyra. Ndërkaq, në SPAK, po për falsifikim dokumentesh janë kallëzuar edhe dy gjyqtarë të Kolegjit të Apelimit, Luan Daci dhe Ardian Hajdari. Daci është pezulluar dhe marrë i pandehur nga SPAK për fshehjen e shkarkimit për paaftësi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mazi: 01/06/2020 23:15

    Nga cpo rezulton, ato qe u zgjodhen per vettingun e te tjereve as qe i paska verifijuar njeri... ose ska dashur ti verifikoje. Keto dokumente, pra te lirimit nga detyra per dhenie mase disiplinore fare thjesht verifikohen nga ministria e drejtesise. SPAK, nese nuk eshte ne negociata per ndonje nder me ata lart, duhet te hetoje jo vetem Dacin e Docin, por edhe ato qe verifikuan keto te fundit. Si dhe ato institucione qe kane kthyer pergjigje negative per rastet ne fjale. Pasiqe kane shperdoruar detyren me e pakta.

    Përgjigju
  • Goni: 01/06/2020 23:10

    Klikat e sali berishes like metes and co për te ulur besimin e vetingut. Reforma ne drejtesi duhet te vazhdoj me cfare do lloj kostoje. Spaku është ne prove te forte mos te merret me korupsionet e 20 mij lekshave.

    Përgjigju
  • Debile: 01/06/2020 22:16

    Po qe se fshehur keto, me vullnet te lire te Shkoje ne Burg. Car jane keto pise mor aman, duan te luftojne korrupsionin me Idene Une Jam me e Paster se ketal?! Hajde SPAK ta filloj me keta Te Paret, dhe te vijne te tjere , per ti bere favore Politikes pastaj.

    Përgjigju
  • Dega: 01/06/2020 22:02

    Cte mbjellesh do korresh. Per Luan Da in nuk ishte “hakmarrje” per zonjen eshte. Ta gezojme drejtesi e re me gjyqtaret e plepave te Salihut, sic jane Fatmira H, Gon Zhukri, Tur Gaxhi, Neritan Cena, Cim Mustafa, Tomorr Kullolli e sa e sa te tjere

    Përgjigju
    • Lal Myzeqeja: 21/11/2021 01:15

      Kjo osht komplet e korruptuar, burri i saj ju merte studentëve lek per nji provim. Ene ate e ka mor spaku. Familje qe jetojne me taksat tona ene duke shkel ligjet.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?