Hakerohet instagrami i Erion Velisë, reagon kryetari i bashkisë së Tiranës

9 Korrik, 16:43| Përditesimi: 9 Korrik, 16:46

  • Share

Faqja zyrtare e instagramit e Erion Velisë, kryetarit të bashkisë së Tiranës është hakeruar. E deklaroi vetë kryetari i bashkisë në një reagim në rrjetet sociale facebook e Tik Tok e platformën X.

Madje nuk humbi rastin të ironizojë me opozitën

“Jam shkrirë sot, duke qeshur me lot. Gjithë këta njerëzit që deri dje thoshin: ‘Na çmendi, pse nxjerr çdo gjë në Instagram’, ‘çfarë janë këto punë publike’, ‘çfarë janë këto pemë’, ‘çfarë është ky asfalt’, krejt papritur u shqetësua gjithë opozita sot: ‘Ku është Instagrami i Lalit?’ Instagrami do kthehet, sapo e kemi rikuperuar nga hakerimi, por edhe kjo puna ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’ si e vetmja mënyrë për të bërë opozitë, sikur nuk shkon”, përgjigjet Veliaj.

Faqja e instagramit pasditen e sotme vijon të jetë e mbyllur. 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?