Hakerimet/ Në rast risku apo sulmi masiv, Shqipëria mund t’i çojë të dhënat te një shtet tjetër

3 Shtator 2022, 12:05| Përditesimi: 3 Shtator 2022, 12:36

  • Share

TIRANË- Pas bllokimit të 1200 shërbimeve publike online, prej sulmit kibernetik nga jashte vendit, qeveria miratoi aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e dytë të konventës për krimin kibernetik mbi bashkëpunimin e zgjeruar dhe zbulimin e provave elektronike të Komisionit Evropian.

Protokolli i përpiluar në Strasburg, parashikon krijimin e ekipeve të përbashkëta investigative mes ekspertëve europianë dhe shqiptarë, për të lehtësuar hetimet ose procedimet penale. Pavarësisht rikthimit në normalitet të shërbimeve publike online, gjetja e provave elektonike për të zbuluar hakerat që sulmojnë hapësirën virtuale, është prioritet i konventës europiane, me qëllim përmbylljen e plotë të hetimeve dhe përgjigje efektive të drejtësisë penale.

Gjithashtu Komisioni Europian pritet të sigurojë të gjitha masat e duhura teknologjike, fizike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale, veçanërisht kundër humbjes së aksesit ose shkatërrimit të paautorizuar të të dhënave.

Në momentin e parë, ku konstatohet një incidenti sigurie, në të cilin ekziston një rrezik, Komisioni Europian do të vlerësojë menjëherë përmasën e krimit kibernetik dhe do të ndërmarrë masat e duhura. Shqipëria mund t'i transferojë të dhënat personale një shteti apo një organizate tjetër ndërkombëtare vetëm pasi ka marrë autorizimin paraprak.

Në klauzolat e protokollit thuhet se “me qëllim ruajtjen e informacioneve konfidenciale, Shqipëria do të mund të transferojë të dhëna vetëm nëse ekziston një marrëveshje ndërkombëtare reciproke që krijon një kornizë gjithëpërfshirëse, e cila është e zbatueshme për transferimin e të dhënat personale për qëllimin e parandalimit, zbulimit, hetimit dhe ndjekjes penale të veprave penale, dhe që parashikon që përpunimi i të dhënave personale.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Protokolli i përpiluar në Strasburg

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tekniku: 03/09/2022 13:37

    As Ukrahina nuk i dergoi te dhenat e saja jasht shtetit ne kete periudhe lufte. Po korrupsioni e tenderat e bejn kte gje.

    Përgjigju
  • Bruksel: 03/09/2022 12:49

    Vetëm në Bruksel ose luksemburg ose në Vatikan ndryshe e mori lumi kete vend !

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 03/09/2022 12:33

    Po nese bie zjarr ku do cohen te dhenat se duket nuk e keni parashiku kete

    Përgjigju
    • Arben: 03/09/2022 18:33

      Te fala besnikut

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?