Diego Maradona

Hakerat marrin llogarinë e Maradonës, vendosin foto profili Pele-në! 'Kam inskenuar vdekjen'

24 Maj 2023, 11:52| Përditesimi: 24 Maj 2023, 11:53

  • Share

Kanalet zyrtare të komunikimit në rrjetet sociale të Diego Armando Maradonës janë hakeruar. Ish-ylli argjentinas i futbollit u nda nga jeta më 25 nëntor 2020 dhe prej asaj kohe, familjarët e tij menaxhonin rrjetet sociale.

Tanimë ato kanë rënë preh e një sulmi të hakerave, teksa foto e profilit është zëvendësuar me atë të "rivalit" të tij, Pele. Veç saj, mesazhet e lëna në rrjet kanë shqetësuar fansat. "E dini që kam falsifikuar vdekjen time apo jo?", thuhej në postime.

Familja e Maradonës konfirmoi menjëherë përmes Instagramit se ishte një sulm kibernetik. “Me keqardhje ju informojmë se llogaria zyrtare e Diego Maradona në Facebook ka pësuar një sulm kibernetik”. Në këto orë janë disa dhjetëra postime anormale që kanë dalë në profilin e ish-kampionit të Napolit, i cili numëron mbi 12 milionë ndjekës në Facebook.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?