Haiti, shpërthen zjarri në jetimore, 15 fëmijë të vdekur (FOTO)

15 Shkurt 2020, 10:33| Përditesimi: 15 Shkurt 2020, 10:36

  • Share

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në një jetimore në Haiti, duke shkaktuar vdekjen e 15 fëmijëve, mes të cilëve disa foshnje.

Struktura e kishës “Të kuptuarit e Biblës” në komunën e Kenscoff, në të cilën strehoheshin 60 fëmijët jetimë, nuk kishte më leje të qëndronte e hapur që nga viti 2013.

Ekipet e zjarrfikësve thonë se origjina e zjarrit në jetimore ka qenë aksidentale. Megjithatë ka shumë polemika për mënyrën sesi u menazhua situate.

Sipas gazetës ‘Le Nouvelliste’, një oficer i mbrojtjes civile në Haiti, kritikoi faktin se ekipet e ndihmës arritën në vendngjarje një orë pasi u raportua zjarri.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?