Hahn jep lajmin negativ: Nuk ka hapje negociatash, rrezik për destabilizim në Ballkanin Perëndimor

18 Tetor 2019, 13:32| Përditesimi: 18 Tetor 2019, 13:33

  • Share

Duket se fati i negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është vendosur edhe vendimi është negativ.

Kështu të paktën shprehet komisioneri Johannes Hahn, përmes një mesazhi në “Twitter”, i cili bën me dije se udhëheqësit e BE nuk arritën të dakordësohen për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Europë.

Hahn thotë se vendimi i BE për mos të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, mund të ketë pasoja të renda, deri në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

“Udhëheqësit e BE nuk arritën të dakordësohen për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Europë. Kjo është tregoi një zhgënjim ekstrem. Vendet e BE tani duhet të sqarojnë se sa serioz është angazhimi i tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Ky nuk është moment lavdie për Evropën.

Refuzimi i zgjerimit do të ketë pasoja negative, përfshirë edhe rrezikun për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, që do të ketë ndikim të plotë në gjithë Evropën. Falënderoj të gjithë ata që natën e kaluar bënë gjithçka për të arritur një vendim me rëndësi të madhe dhe strategjik për Evropën, si dhe luftuan për të dërguar sinjale shprese te qytetarët e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Johannes Hahn.


Lajmi kryesor:

Liderët e BE pa vendim për negociatat! Macron veto Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut...Zgjerimi 'shtyhet' në 2020


G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?