Hagë/ Hidhet poshtë apelimi i 'Kasapit të Srebrenicës'! Mlladiç: Nuk jam shenjtor, bëra detyrën

27 Gusht 2020, 12:05| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 13:21

  • Share

Gjykata ndërkombëtare e Hagës ka refuzuar kërkesën për të ndryshuar vendimin ndaj ish komandantit të ushtrisë serbe Ratko Mlladic, i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Srebrenicës.

I njohur si Kasapi i Bosnjes, Mlladiç është shprehur se ai nuk është shenjtor por një ushtar që ka përmbush detyrën.

“Unë nuk jam një shenjtor, jam një njeri i thjeshtë,  jam njeri që gjithë jetën ka qenë ushtar profesionist. Kam punuar me ndershmëri në paqe dhe në luftë, në përputhje me ligjet e vendit tim, i cili u shkatërrua nga pakti i NATO-s”.

Kështu u shpreh ish-udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjës, gjatë ditës së dytë dhe të fundit të seancës dëgjimore për një apelim kundër dënimit të tij 

Mlladiç u dënua në vitin 2017 për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, të kryera gjatë luftës në Bosnje mes viteve 1992-1995.

Krimet përfshijnë atë që njihet si Masakra e Srebrenicës, e vitit 1995, në të cilën forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8000 burra dhe djem myslimanë.

“Srebrenica është çelësi i këtij gjyqi. Dikur ishte një qytet minierash, ku është nxjerrë ar dhe plumb. Në Srebrenicë, me sa di unë, në kohën e ish-Jugosllavisë, nuk ka pasur para-ushtarakë, nuk ka pasur ushtri, - tha Mlladiç në përfundim të procesit të apelit.

Atij iu lejua dhjetë minuta kohë për t’iu drejtuar Dhomës së Apelit, megjithëse kërkoi që kërkesa për apelim vendimi të zgjaste 31 minuta. Prokurori Laurel Baig u kërkoi gjyqtarëve në Hagë që ta mbajnë në fuqi dënimin e Mlladiçit, duke thënë se ai “ka qenë përgjegjës për Masakrën e Srebrenicës”.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?