Hackerat publikojnë të dhënat e Autoritetit të Informacionit të Klasifikuar, AMA thirrje mediave: Tregoni përgjegjësi profesionale, mos përhapni informacione të tilla

14 Prill 2023, 17:49| Përditesimi: 14 Prill 2023, 19:38

  • Share

Autoriteti i Mediave u ka kërkuar mediave audio-vizive që të bëjnë kujdes me publikimin e informacioneve të publikuara në kanalin Homeland Justice të disa e-maileve të nëpunësve të Autoritetit të Informacionit të Klasifikuar.

AMA kërkon nga mediat audiovizve që të tregojnë përgjegjësi profesionale për mospërhapjen e të tilla informacioneve, pasi mund të dëmtojnë reputacionin dhe marrëdhëniet e besimit të Autoritetit të Informacionit të Klasifikuar me homologët.

‘Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, AKSIK, përmes një shkrese zyrtare që ka adresuar në AMA, ka njoftuar se në  rrjetin Telegram, në  kanalin e publikimit të  Homeland Justice, më datë 06.04.2023, janë publikur email-et e nëpunësve të këtij Autoriteti.

AKSIK tërheq vëmendjen për prezencën e dokumenteve zyrtare që i përkasin natyrës së punës dhe misionit të këtij Autoritetit, çka mund të dëmtojë reputacionin dhe marrëdhëniet e besimit të AKSIK me homologët.

Sa më sipër, duke qenë se AKSIK është një institucion që ka në fokus sigurinë e informacionit të klasifikuar, AMA kërkon nga redaksitë e OSHMA-ve që të tregojnë përgjegjësi profesionale, për mospërhapjen e të tilla informacioneve.’- njofton AMA.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?