Sali Berisha dhe Ylli Manjani

Habit Ylli Manjani, krahason Berishën dhe Bashën pas goditjes: Lideri përplaset dhunshëm, ndërsa mashtruesi llakos flokët

8 Dhjetor 2022, 13:30| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 13:34

  • Share

Njerëzit afër Berishës kanë filluar ta gjejnë një gjë të mirë në atë që ndodhi me 6 dhjetor kur ish-Kryeministri u godit nga një 31-vjeçar. Ka qenë Ylli Ylli Manjani, ish ministri i Drejtësisë, i cili shkruan se PD-së i duhen pikërisht burra si Berisha që përplasen dhunshëm, jo njerëz si Lulzim Basha.

 “Leader-i përplaset edhe dhunshëm po qe nevoja. Mashtruesi nuk përplaset, por llakos flokët. Ky është dallimi i madh. Krahasoni Berishën me Bashën dhe do mësoni dallimin ndërmjet leader-it dhe mashtruesit. Është leksion i demonstruar në jetën reale ky. Zaten të lësh demokratët në mes të katër rrugëve dhe, vendin pa opozitë dhe ta quash sukses duhet të jesh mashtrues i lindur. Karakter i squllët dhe i pashpresë.

Ata, që ende na hapin barkun për llogari të mashtruesit, duhet të kuptojnë se janë të pashpresë. Janë thjesht të mbaruar. Jo ta kenë mirë me Ambasadën e Propagandës, por edhe me vetë propagandën. Janë të mbaruar! Dhe mbarimi i tyre nuk ka asnjë lidhje me çfarë ndodh me Partinë Demokratike, që po përpiqet të organizojë opozitarizmin. Fati i tyre politik është i vendosur! Ata nuk kanë më asnjë lidhje me demokratët, me apo pa Berishën në krye. T'u bëjnë mirë privilegjet që marrin duke luajtur këtë teatrin e shëmtuar. Por kaq e kanë mandatën”, shkruan Manjani.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • dardian: 09/12/2022 07:57

    Po edhe ti i paske llakosur floket ore lali!

    Përgjigju
  • Besa: 09/12/2022 00:31

    Aman vetem kujdea Ramen pa te tjeret...

    Përgjigju
  • Sanija: 08/12/2022 14:31

    O idjot pse mori grusht Sali qeni ,shqiptaret duhet me mbajt zi,kemi pa ne proteste tri idjote gra te veshura me te zeza,qe vajtoni per shqiptaret,vajtofshi gjithmonë ne shtepiat tuaja,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?