Silva dhe Broja

Habit trajneri i Fulham: Armando Broja mund të rritet edhe duke mos luajtur

18 Shkurt, 22:35
  • Share

Armando Broja mungoi të shtunën për shkak të një gjendjeje gripale, me Fulham që humbi 1-2 në shtëpi me Aston Villën. Pas ndeshjes, trajneri Silva sqaroi edhe mungesën e Brojës, duke thënë se sulmuesi i Kombëtares mund të përmirësohet edhe nëse nuk luan.

"Armando kishte disa vështirësi me të cilat duhej që të merrej. Mendoj se hera-herës mund të përmirësohesh edhe nëse nuk luan, pasi rritesh në aspekte të tjera. Mendoj se momenti ishte i tillë që Armando të mendojë për vetveten. Ai duhet që të bëjë të mundur të mbajë një nivel të lartë dhe sigurisht të rikthehet në fushë", ishte shpjegimi i Marco Silvës pas ndeshjes që Fulham humbi përballë Aston Vilës.

Kujtojmë se trajneri Sylvinho dhe ndihmësi i tij në Kombëtare, Zabalata, ishin në stadium për të ndjekur këtë ndeshje nga pranë, por për fat të keq rruga për të parë Brojën shkoi dëm për shkak të shëndetit jo të mirë të 22-vjeçarit.

Ende nuk ka një konfirmim nëse palët kanë pasur një takim "kokë më kokë" për të diskutuar në lidhje me Euro 2024, aty ku Shqipëria u shortua në grupin B me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?