Politikë

Habit Rama: Nuk dua të zë be, por ende nuk e di sa vota kam marrë në Durrës e Vlorë, as kam pyetur

29 Prill 2021, 22:22| Përditesimi: 29 Prill 2021, 22:24

  • Share

1619544460_1619541387rama12.jpg

Kryeministri Edi Rama ka surprizuar të gjithë duke thënë se nuk e di se sa vota ka marrë në Durrës apo Vlorë.

"Nuk dua të zë be, por nuk e di rezultatin tim me shifra në Durrës dhe Vlorë, as nuk kam pyetur as nuk e di", tha Rama.

Ndërkohë, ai ka thënë se është ndjerë keq që një figurë si Pandeli Majko mbeti jashtë parlamentit, por tha se kjo ka ardhur si pasojë e numrit të madh të votave të pavlefshme.

Më ka ardhur shumë keq dhe kjo është keqardhja e madhe e votave të pavlefshme se nëse nuk do kishin gabuar me preferencën ne do i kishim marrë 19 mandate 100%


Lajmi kryesor:

Rama: Metën do e shkarkojmë me këtë parlament, ka marrë dënimin spektakolar nga populli sovran i Shqipërisë! S'kam vija të kuqe për bashkëpunimin me PD


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?