Carlos Tevez

Habit Carlos Tevez: Messin s'e kam uruar për trofeun, më pëlqente Franca në Botëror

8 Janar 2023, 18:46| Përditesimi: 8 Janar 2023, 18:47

  • Share

Ish-sulmuesi i Argjentinës, Carlos Tevez ka folur së fundmi për triumfin e "Albiceleste" në Kupën e Botës. Tevez ka thënë se nuk e ka ndjekur shumë Botërorin e Katarit, ndërsa një nga skuadrat që pëlqente ishte Franca. Pikërisht Argjentina në finale mposhti Gjelat pas penalltive, me Tevez që tregohet i sinqertë në një rrëfim. Gjithashtu ish-sulmuesi i topklubeve evropiane ka treguar se ende nuk e ka uruar Lionel Messin për trofeun e fituar.

"Botërorin e kam ndjekur shumë pak. Kam ndjekur shpesh Francën, që kishte një ekip të mirë. Messit nuk i kam shkruar ende, pasi telefoni i tij ka shpërthyer nga mesazhet e shumta. Megjithatë më mjafton fakti që fëmijët e mi u bënë të lumtur nga golat e tij”, tha Tevez.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?