Politikë

Habit Andi Lila: Nëse Basha s’mban premtimet do t’i thyejmë xhamat e Kryeministrisë! Fjalë nderi kjo, inçizojeni

12 Prill 2021, 10:17| Përditesimi: 12 Prill 2021, 10:18

  • Share

Koordinatori për Sportin në Partinë Demokratike, Andi Lila ka bërë deklaratë befasuese ku thotë se nëse Lulzim Basha nuk mban premtimet e bëra, ai së bashku me sportistët e tjerë do të shkojnë te kryeministria dhe do i thyejnë xhama. Si për të treguar se ai i qëndron fjalës së tij ai ka thënë që këtë deklaratë ta inçizojnë dhe ta ruajnë.

“Nëse nuk realizohen këto pika themeltare për sportin, do t’i kthehet sporti ‘boomerang’ do t’i shkojmë tek kryeministria. Unë bashkë me gjithë sportistët, familjarët e sportistave, tifozët, do t’i shkojmë tek kryeministria, Kryeministrit të ardhshëm Bashës edhe do t’i thyejmë xhamat kryeministrisë! Fjalë nderi kjo, inçizojeni, ruajeni…”- tha Lila në një intervistë në Top Albania Radio

Lila u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që më 25 prill të votojnë për ndryshimin dhe ky ndryshim mund të vijë vetëm me ardhjen e Lulzim Bashës në pushtet. Ai shtoi se Basha ka një plan për zhvillimin e sportit dhe plotësimin e mangësive që ka ky sektor.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?