Haaland, Mbappe

Haaland apo Mbappe? Xavi përgjigjet mbi mundësinë e nënshkrimit me 2 sulmuesit më të mirë në botë

3 Janar, 17:58| Përditesimi: 3 Janar, 18:03

  • Share

Kylian Mbappe dhe Erling Haaland janë 2 sulmuesit më të mirë në botë për momentin. Duke qenë në një nivel të tillë, shumë prej skuadrave më të mëdha, duan të nënshkruajnë me ta.

I pyetur për mundësinë e nënshkrimit me Haaland apo Mbappe tani që sulmuesi qendror i skuadrës është 35 vjeç, trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez e mohoi diçka të tillë duke thënë se klubi nuk i ka mundësitë financiare për të përballuar sulmuesit kartoni i të cilëve mund të kapë shumën e 200 milionë eurove.

“Haaland apo Mbappé? Ne nuk mund të mendojmë për Haalandin apo Mbappen për momentin. Ne nuk mund t’i përballojmë këta lojtarë, fatkeqësisht”, deklaroi fillimisht trajneri spanjoll.

“Jam i lumtur me lojtarët që i kam. Ne duhet ta arrijmë nivelin më të mirë pasi në këtë klub duhet të jemi gjithmonë në nivelin më të lartë”, përfundoi Xavi.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?